Çka po ndodhë me administratorët që po rrijnë në shtëpi dhe marrin rroga?!


Ngec sistematizimi i rreth 1000 administratorëve të cilët bënin pjesë në grupin e parë të nëpunësve administrativ të cilët duhej tashmë të ishin shpërndarë nëpër vendet e punës.
Nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, thonë se janë duke punuar për shpërndarjen e tyre por se procesi ka ngecur për shkak të zgjedhjeve.

Ne, bashkërisht me Sekretariatin për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, bëmë një informacion, të cilin e dërguam në Qeveri me një numër afër 1000 persona, të cilët vendosëm se ku do t’i shpërndajmë me vendim Qeverie. Ai proces ka filluar, por kuptohet që nuk ka shkuar me ritmin që ne kemi menduar dhe që kemi pritur se do të bëhet. Por, për momentin po punohet në atë drejtim, në përjashtim të kësaj periudhe parazgjedhore, me që me ligj e kemi të ndaluar shpërndarjen, do të thotë transferimin prej një institucioni në një tjetër – tha Jahi Jahiu, Sekretar Shtetëror në MSHIA.

Nga Sekretariati për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit thonë se shifra e saktë e grupit të parë të nëpunësve administrativ përbëhet prej 958 personave, të cilët kanë qenë të pranuar në bazë të “Programit-K5” për përfaqësim të drejtë. Ndërkaq për mbi 600 të tjerë të cilët bëjnë pjesë në grupin e dytë të administratorëve që duhet të sistemohen, procesi për ta nuk ka filluar fare.
Autoritetet nuk zbulojnë shifra as për “administratorët shtëpiak” të cilët kanë refuzuar ofertën për t’ia nisur punës në institucionet përkatëse. Sipas SIMO-së këto të dhëna do qartësohen në përfundim të procesit.StrugaLajm

Procedura e transferimit ka përfunduar për 260 prej tyre, kurse për të tjerët procedurat e nevojshme përfundimtare do kryhen pas mbarimit të procesit zgjedhor. Në rast se nëpunësit administrativ refuzojnë vendin e punës ku janë paraparë, atëherë ata do të kalojnë në transfer-listën e Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës – thonë nga Sekretariati për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Por, nga kjo Ministri thonë se në atë listë nuk do të mbeten kohë të gjatë, rreth 700 administratorët, të cilët me vite të tëra kanë marrë paga duke qëndruar në shtëpi. Disa prej këtyre të punësuarve, pa dashur të prononcohen para kamerave, thonë se nuk janë të kënaqur me ofertën e sistematizimit.
Të punësuarit përmes Sekretariatit për zbatimin e MO-së, janë pranuar me qëllim që të shpërndahen ato institucione ku përfaqësimi i shqiptarëve ka qenë dhe është në nivel më të ulët se 20%./Alsat-M

In : Aktuale

Loading...
loading...