Çudia vazhdon në Ohër:Dënohen bletët që pickuan qytetarin

Gjykata e Apelit nga Manastiri ka vërtetuar dënimin e Gjykatës Themelore në Ohër për bletarin nga Ohri, bletët e të cilit, sipas aktgjykimit, në vitin 2014 kanë kafshuar një bashkëqytetar. Bletari i dënuar Laze Grozdanov sot në një konferencë për media ka deklaruar se do ta paguajë gjobën, por drejtësinë do ta kërkojë në gjykatën në Strasburg.

Aktgjykimi i Apelit të Manastirit thotë se e ka marrë të enjten e kaluar, me të cilin është obliguar të paguaj rreth 10.000 euro, përkatësisht 350.000 denarë kompensim dhe rreth 135.000 denarë për shpenzime gjyqësore dhe shpenzime të tjera në procedurë. Aktvendimi fillestar i Gjykatës Themelore të Ohrit ishte 15.000 euro.StrugaLajm

– Prita deri në fund dhe besoja verbërisht se institucionet do t’i jepnin fund çmendurisë, e cila u ngrit në vitin 2014. Paditësi më akuzon se gjatë transportit me automjetin tim në qershor të vitit 2014 kam transportuar bletë me arka të pasigurta, siç pretendon ai dhe nga arkat janë ngritur një tufë bletësh gjatë transportit. Bashkë bletarët mund të thonë se nuk është karakteristikë e transportit, edhe nëse kafazet nuk janë të mbyllura mirë, që bletët të dalin jashtë. Era që nuhasin bletët i tremb dhe qëndrojnë rreth familjes së bletëve, thotë Grozdanov. Ai pretendon se ka pasur shumë palogjikshmëri në procedurë. Së pari, sipas të dëmtuarit, me kërkesë të gjykatës eksperti ka konstatuar se nuk ka mundur të sulmojë një tufë bletësh gjatë transportit, gjë që gjykata nuk e ka marrë parasysh në procedurë.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...