Cyrih është një nga vendet më të mira në Zvicër, por edhe në Evropë. Kjo edhe në bazë të shumë të dhënave.
‘Mercer’, ka kryer anketimin vjetor për Kualitetin e jetës në qytete të ndryshme, ku Cyrihu renditet në vendin e dytë, përcjell albinfo.ch.
Në vendin e parë ndodhet qyteti i Vjenës, derisa në atë të tretë Aucklandi, raporton ‘Lexo’.
Zvicra jo rastësisht është një nga shtetet më të mira për të jetuar, derisa në këtë top-10 përfaqësohet edhe me dy qytete tjera, Gjenevën dhe Bazelin.
Edhe Gjermania ka tri qytete në këtë renditje, Munihun, Dyseldorfin dhe Frankfurtin.
Top-10
Vjena, Austri
Cyrihu, Zvicër
Munih, Gjermani
Vancouver, Kanada
Duseldorf, Gjermani
Frankfurt, Gjermani
Gjenevë, Zvicër
Kopenhagë, Danimarkë
10. Bazeli i Zvicrës dhe Sydney i Australisë kanë pikë të njëjta