Suel Murtezai – 12 vjeçari nga Struga,një fotografistë premtues

Sueli djaloshi 12 vjeçar nga Struga, përveç që është nxënës i shkëlqyer, ai ka si hobi edhe fotografinë. Gjithkund ku shkon, me vete e mban edhe aparatin fotografik, në kërkim për të kapur pamje të bukura, momente interesante, pejsazhe etj. Sueli, fotografinë nuk e ka veç hobi, por ai edhe përfiton nga hobi i tij. Të gjithë ata që e njohin, familjarë, e thirrin në evenimente të ndryshme, dasma, ahengje, poashtu për të realizuar të ashtuquajtura “ baby photo shooting” e tj. Pastaj nga fitimet që merr, ai investon në modernizimin e teknikës që posedon, duke blerë paisje të ndryshme fotografike… Ai disponon me disa kamera fotografike, nga më të voglat deri te ato moderne profesioniste.
Ëndrra e tij është që një ditë të bëhet një fotografist i famshëm dhe të ketë një studio të madhe e moderne…
Shpresojmë që në të ardhmen ëndrra e tij vërtet të bëhet realitet.(Strugalajm.com)

StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...

Related Articles