DEKALOGU I SHQIPËRISË QË RILINDI NË DIKTATURË nga Elvis Hoxha

DEKALOGU I SHQIPËRISË QË RILINDI NË DIKTATURË nga Elvis Hoxha

  1. Shet votën dhe menjëherë niset në Francë dhe kërkon azil.
  2. Më thotë se këtu nuk jetohet, pastaj voton për Ramën.
  3. Më thotë se ky qytet është fjetore, por voton për ata që e shkatërruan këtë vend me ndërtime.
  4. Më thotë se në këtë vend nuk ka ku ta kalosh kohën veç lokalit, por nuk erdhi kurrë të mbrojë teatrin.
  5. Më thotë se po largohen tërë të rinjtë, por pastaj voton pa iu dridhur qerpiku hajdutët.
  6. Më thotë se nuk ka zgjedhje tjetër, ngaqë vetëm këto partitë e vjetra janë, por kur lindin parti të reja, natyrisht që përsëri voton për të vjetrat.
  7. Më thotë se në 4 vitet e fundit pagesa në faturën e ujit është rritur 220%, por prapë voton njësoj.
  8. Më thotë se vjedhja e të dhënave të qytetarëve është katastrofë, por përsëri ia jep votën atyre që vodhën të dhënat.
  9. Më thotë se jeton me punë të ndershme, por përsëri ia jep votën atij që grabit pasurinë publike.
  10. Më thotë se nuk kishte mundësi ta shëronte vëllanë në Turqi, por kur shiti votën e harroi vëllanë.

Ç’është njeriu parapolitik:
Ai që nuk vjedh vetë, por i jep hajdutit votën.
Ai që nuk mendon se po i prish punë vetes me votën e vet.
Ai që mendon se për rrënimin e madh e kanë fajin të tjerët, por jo ai vetë.
Ai që mendon se të rinjtë natyrshëm kanë lindur për të jetuar diku tjetër, por jo në atdheun e tyre. Ai që mendon se këtu drejtojnë të huajt dhe jo ai vetë.
E kështu me radhë…

Loading...
loading...











Loading…


loading…