Deputetja Kostadinovska Stojçevska arrinë në Kuvend e izoluar tërësisht, pritet miratimi i Ligjeve për Pakot ekonomike

Deputetja e LSDM-së Bisera Kostadinovska Stojçevska ka arritur në Kuvend në kuadër të punimeve në seancën ku pritet të votohen Ligjet e pakove ekonomike, edhe pse ka dal pozitiv në Covid 19, ajo thotë se ashtu do të qëndrojë që të votohen Ligjet dhe qytetarët të mos ngecin mbrapa pa ndihmë ekonomike, shkruan gazeta KOHA.StrugaLajm

“Kam arritur në Parlament, me pajisje të plota mbrojtëse kundër Covid-19, për të marrë pjesë në seancën e sotme në të cilën ne do të miratojmë ligjet që ofrojnë ndihmë financiare për mijëra qytetarë dhe kompani. Jam pozitiv me Covid-19, por ndihem mirë, me një vendosmëri të fortë që njerëzit të fitojnë sot. Ne nuk do të lejojmë shantazhe. Detyra ime si deputete është e përhershme dhe fisnike. Të shëndetshëm dhe të sëmurë, unë kam detyrimin të bëj gjithçka që qytetarët të marrin ndihmën që Qeveria u ka dhënë atyre. Dhe VMRO dhe opozita mund të vazhdojnë të bëjnë gjithçka që ata kishin për qëllim kundër njerëzve – por më kot, ne do ta përfundojmë punën sot. Qytetarët do të fitojnë dhe do të shohin edhe një herë se çfarë diferenca ekziston midis LSDM-së dhe VMRO-së, midis bërjes së gjithçkaje për njerëzit dhe bërjes së gjithçkaje kundër njerëzve”, është shprehur kështu deputetja Kostadinovska Stojçevska.

In : Aktuale

Loading...
loading...