BLENDI PETROL
Aktuale

Deri në fund të vitit pritet stabilizimi i çmimit të banesave

Deri në fund të këtij viti, si dhe në të ardhmen, nuk pritet ulje e çmimeve të banesave, por pritet stabilizim i çmimit të tyre tha për “Magazina Ekonomike”, Andrea Serafimovski, kryetar i Shoqatës për Ndërtimtari, pranë Odës Ekonomike të RMV-së.

“Pas të gjitha atyre analizave që i ka Shoqata dhe të gjitha parashikimet të cilat i presim deri në fund të këtij viti, si dhe në të ardhmen, nuk pritet ulje e çmimeve të banesave, por pritet stabilizim i çmimit”, tha Andrea Serafimovski, kryetar i Shoqatës për Ndërtimtari.

Ai tha se çmimi i banesave në Ohër mund të jetë i ngjashëm me çmimin e banesave në Shkup, ku shtoi se, rritja e çmimit vjen si rezultat i kërkesave të mëdha dhe kufizimit të ndërtimeve të reja për shkak të moratoriumit të UNESKO-s.

“Në Ohër presim që çmimi i banesave të arrij, përafërsisht si në Shkup, por të banesave në lokacione atraktive, si në qendër të qytetit. Ka banesa në periferi çmimet e të cilave gjithashtu janë rritur dukshëm. Por në qendër të Ohrit presim që banesat të shiten deri në 1.500 euro për metër katror”, tha Serafimovski./Alsat/

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button