Detaje nga krismat që tronditën Shkupin

Dramë ka ndodhur të shtunën në mbrëmje në Bit Pazar të Shkupit, pasi hajdutët u penguan nga punonjësi për të kryer vjedhjen dhe më pas njëri prej tyre qëllon me armë zjarri dhe godet në këmbë punonjësin e NP “Higjiena Komunale”, përcjell TS.

Sipas informacioneve jozyrtare, i plagosuri ishte duke ecur në rrugën afër Teatrit Shqiptar kur vuri re një grup hajdutësh që po hynin në njërën nga dyqanet. Ai me siguri ka filluar të bërtiste, pas së cilës hajdutët u tërhoqën, dhe njëri prej tyre nxori një armë dhe qëlloi drejt punëtorit. Plumbi e goditi punonjësin tek këmba, ndërsa hajdutët u larguan në drejtim të panjohur.StrugaLajm

Punonjësi u dërgua në Spital me Ndihmën e Shpejte dhe është jashtë rrezikut për jetë.

“Rreth orës 20 është denoncuar vjedhje në të cilën është gjuajtur me armë zjarri,  cila përfundoi në këmbën e A.F. (42) nga Shkupi. Ai u transferua në Klinikën “Nënë Tereza”. Automjeti me të cilin është kryer vjedhja është e siguruar. Po merren masa për zbardhjen e e plotë të rastit”, theksojnë nga Ministria e Brendshme./

In : Aktuale

Loading...
loading...