Detaje të reja nga tragjedia në fshatin Çellopek ku mbetën të vrarë babë e bir (VIDEO)

Pas një dite të rëndë në Fshatin Çellopek të Tetovës në këtë fshat mbizotron një ditë zie. Askush nuk dëshiron të flas në lidhje me vrasjen e dy fishtë ku djali i xhaxhait ju mer jetën babait dhe djalit   dhe më pas plagos edhe një tjeter dhe veten.

Sipas TS ende jozyrtare, mendohet se bëhet fjalë për motive për çështjet e pazgjidhura pronësore në një familje, ku një 60-vjeçar ka vrarë babain bashkë me djalin e tij dhe ka plagosur vëllain e të parit.

Sipas policisë, 60-vjeçari ka plagosur më pas edhe veten si ku më pas është dorëzuar dhe ka përfunduar në prangat e policisë.StrugaLajm

““Me datë 27.12.2023 rreth orës 14.30 në fshatin Çellopek Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë – Reparti Policor Zherovjanë, kanë ndaluar I.I.(59) nga fshati Çellopek, duke vepruar pas raportimit se rreth orës 14:10 në fshat me armë zjarri ka vrarë të afërmit e tij F.Xh.(52) dhe M.Xh.(28) dhe ka plagosur A.Xh.(54), të gjithë nga i njëjti fshat”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

I dyshuari i vrasjes për momentin është në gjendje kritike dhe ndodhet në Spitalin Klinik të Shkupit ndërsa i plagosuri tjetër është jashtë rrezikut për jetën.

Sot dy trupat e vrarë babë e birë nga obduksioni janë kthyer në shtëpi dhe janë varrosur në varrezat e fshatit. 

In : Aktuale

Loading...
loading...