Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndoshur në qytetin e Elbasanit, ku ka humbur jetën një 35-vjeçar.
Shkak për vdekjen e të riut është bërë rrëshqitja e dheut të një grope themelesh që i riu kishte hapur për të ndërtuar shtëpinë.
Njoftimi:
Rreth orës 14:45, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, shtetasi S.B., , rreth 35 vjeç, duke punuar për hapjen e themeleve të banesave, e ka zënë dheu poshtë, dhe si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendgjare dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.