Dhurata e Erdoganit për Shqipërinë, xhamia më e madhe në Ballkan është në përfundim (FOTO)

“Dhurata” e Erdogan për Shqipërinë është drejt përfundimit.

Në një artikull nga “TornosNews” kushtuar ndërtimit gjigand në Tiranë, thuhet se projekti i ndërtimit të Namazgjasë së Xhamisë së Madhe në kryeqytet po ecën me ritme më të shpejta nga çfarë ishte parashikuar.

E inauguruar në vitin 2015 nga Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan dhe homologu i tij shqiptar, Bujar Nishani, ky projekt do të jetë xhamia më e madhe në Ballkan.

Xhamia që kushton rreth 30 milionë euro është financuar nga Presidenca Turke e Diyanet ‘Çështjeve Fetare’ dhe do të ketë hapësirë të mjaftueshme për që 5,000 njerëz të falen njëkohësisht.StrugaLajm

Me një sipërfaqe prej 20,000 metra katrore kjo xhami u mundëson myslimanëve që në ditë festash luteshin jashtë, tashmë të falen brenda dyerve të xhamisë.StrugaLajm

Xhamia do të jetë pjesë e një kompleksi islamik në zemër të qytetit, brenda së cilit do të vendosen sallat e konferencave, ekspozitave, bibliotekave dhe muzeve.

Gjatë çeljes së punimeve Ergodan theksoi:

Kjo xhami do të ndërtohet me kontributin dhe ndihmën e popullit turk. Afërsia e kësaj xhamie me kishën dhe prania e muzeut të bashkëjetesës, që do të ndërtohet përveç kësaj xhamie, tregon diversitetin dhe harmoninë që ekziston në Shqipëri.”

In : Aktuale

Loading...
loading...