Diçka për zgjedhjet lokale në Maqedoni

Emin Azemi

Tre momente do të veçoja që ia vlen të komentohen në ketë periudhe pragfushate:

1. Zingjiri i mossukseve duhet të keputet si një virus që transmetohet, e jo të riciklohen figurat e njejta, duke e shnderruar partinë në një deponi kandidaturash të dala boje… ku mossuksesi shitet si model qeverisjeje të mirë (?!)

2. Në mjediset shumetnike, shqiptarët të mos lobojnë per kandidat maqedonas, të cilët do të kenaqnin nevojat e grupeve e individëve, e jo të komunitetit. Pervoja ka deshmuar se kryetari i zgjedhur maqedonas më teper ka mbajtur premtimin ndaj individëve shqipfolës trushperlarë , dhe dhe ka shkelur me dy kembet premtimet ndaj votuesve shqiptarë, duke i lënë lagjet e tyre në kushtet afrikane te apartiedit dhe segregacionit…StrugaLajm

3. Zgjedhjet e tanishme lokale nxjerrin në siperfaqe një bashkepunim të mundshëm shqiptaro-maqedonase në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. ( ujku i djeshëm saora behet një bari i meshirshem që ruan kopenë nga gjengji) …Ky është një lajm i mirë për kohenzionin nderetnik të shtetit, kurse një lajm I keq për (de)faktorizimin politik të shqiptarëve….
A munden (dhe a duan) shqiptarët të faktorizijnë veten duke punuar paralelisht edhe në kohezionin e shtetit?

Me keto dhe teza tjera, vjen analiza e radhes qe do ta publikoj në shtypin e Shkupit,Tiranes, Prishtines …

In : Aktuale

Loading...
loading...