Ditë jo pune për të gjithë qytetarët janë 1 dhe 24 maji!

Në maj të këtij viti ditë jo pune për të gjithë qytetarët janë 1 maji (e hënë) – Dita e Punës dhe 24 maji (e mërkurë) Dita e e Iluministëve Mbarëslloven, njoftoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, duke reaguar ndaj disa shkrimeve në media lidhur me ditët jo pune në maj të vitit 2017. Potencojnë se në pajtueshmëri me Ligjin për festa në Republikën e Maqedonisë dhe Programin për ditë jo pune për vitin 2017, krahas këtyre dy ditëve jo pune për të gjithë qytetarët, ditë jo pune për qytetarët pjesëtarë të komunitetit vlleh është 23 maji (e martë) – Dita kombëtare e vllehve.

Nga MPPS-ja potencojnë se në pajtueshmëri me Ligjin për festa në Republikën e Maqedonisë dhe Programin për ditë jo pune për vitin 2017, 25 qershori (e diel) Fitër Bajrami, dita e parë e Fitër Bajramit, gjegjësisht 26 qershorit (e hënë) është ditë jo pune. “Duke pasur parasysh atë që me shkrimet krijohet huti në opinion u bëjmë thirrje mediave për kujdes gjatë publikimit të informatave të lidhura me ditët jo pune dhe theksojmë se Programi për ditë jo pune për vitin 2017 është dokument publik i cili është qasës në linkun vijues: http://www.mtsp.gov.mk/programa-za-nerabotni-denovi.nspx“, thuhet në kumtesën nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

In : Aktuale

Loading...
loading...