Në Ohër sot fillojnë manifestimet “Ditët e mjaltit, verës dhe djathit” dhe “Kraft ekspo”. Deri në 14 gusht qytetarët e Ohrit dhe turistët në qytetin në sheshin “Republika e Krushevës”, do të kenë mundësi më shumë të njihen me produktet tradicionale kryesisht nga rajoni i Ohrit.
Të parët në agjendë janë “Ditët e mjaltit” që do të mbahen prej sot deri në nëntë gusht me prezantimin e mjaltit dhe prodhimeve të mjaltit të punuar nga prodhuesit lokal.
Pastaj pason Festivali “Verë dhe djath 2018” në 10 dhe 11 gusht, si një mini- panair rajonal në të cilën do të prezantohen vera dhe djathi nga rajoni i Ohrit.
Ndërkaq, manifestimi “Kraft ekspo” do të mbahet prej 12 deri 14 gusht, ku do të prezantohen veprat artizanale ose produktet dhe shërbimet e tyre.