Dizeli për 3.5 denari më shtrenjtë

Dita e parë e vitit 2018-të me vete solli shtrenjtimin e dizelit. Vendimi qeveritar për rritjen e akcizës ka shtrenjtuar këtë karburant për 3,5 denarë, kështu që prej sot një litër dizel nëpër pikat e karburantit do të shitet për 58,5 denarë.

Ky shpenzim shtesë nuk ishte pjesë e programit qeveritar ndërsa u paralajmërua nga fillimi i muajit nëntor gjatë prezantimit të propozim- buxhetit për vitin 2018-të. Atëherë, ministri i Financave, Dragan Tevdovski deklaroi se shtrenjtimi i dizelit nuk do të shkaktojë rritjen e çmimeve të produkteve.

“Nuk presim që kjo të ketë presion inflator sepse nafta është një prej lëndëve së bashku me rrymën që në çmime marrin pjesë me 10% ndërsa këtë që ne e propozojmë ka të bëjë vetëm me naftën e jo me benzinën dhe rrymën” – deklaroi Dragan Tevdovski- ministër i financave.

Arsyetimi për rritjen e akcizës ishte se kjo do të kontribuojë në uljen e ndotjes sepse i dekurajon qytetarët që të vozisin makina me dizel, por edhe do të ketë leverdi financiare prej rreth 30 milionë euro në arkën e shtetit.

Matematika thotë se një vozitës mesatarë i cili gjatë muajit kalon 1000 kilometra, shtrenjtimi i dizelit do ta kushtojë mes 200 deri 250 denarë.

“Është një vendim i duhur. Bëhet fjalë për vendim të mirë që të mund të ndërtojmë shoqëri më të mirë. Fakti që shpenzimi është aq i ulët tregon se u bë rrëmujë aq e madhe për këtë çështje” – theksoi Branimir Jovanoviq, Ministria e Financave.StrugaLajm

Megjithatë, një pjesë e komunitetit të biznesit reagoi duke thënë se çmimi më i shtrenjtë i naftës dukshëm mund t’i rris shpenzimet e punës për kompani të caktuara, madje edhe të ulë konkurrencën në ekonominë e Maqedonisë.

“Akciza nuk është vetëm për të na stimuluar që të ecim në këmbë. Kjo akcizë seriozisht prek në sektorë të caktuar që punojnë me makineri e që përdorin naftë” – u shpreh Mitko Koçovski, “Makstil”.

“Vallë ky vendim për rritjen e akcizës së dizelit që do të ketë impakt serioz tek ne, mund t’i prish këto projeksione për rritjen e konkurrencës së ekonomisë maqedonase”? – pyeti Branko Azeski, kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë.

Dallimi mes benzinit dhe dizelit tani është vetëm 8 denarë. Ndryshe, prej sot për 3,5 do të shtrenjtohet edhe vaji ekstra i lehtë për amvisëritë dhe tani do të ketë çmim prej 47,5 denarë për litër.

In : Aktuale

Loading...
loading...