Dren Dervishi,nxënësi që po bën krenar Strugën në garat ndërkombëtare

Dren Dervishi nxënësi tetëmbëdhjetë vjeçar, i cili aktualisht po mbaron vitin e katërt në shkollën private “Yahya Kemal” Strugë ka arritur të dallohet në garat Internationale në disa fusha të dijes. Fillimisht Dren Dervishi mori pjesë në garën internacionale të quajtur “World Scholars Cup” në raundin regjional në Shkup. Atje ai u dekorua me nëntë medalje ari një medalje të argjend, dhe tre trofe, duke marrë vendin e parë në disa kategori si: debatuesi më i mirë, skuadra debatuese më e mirë, njohuri të përgjithshme, në shkencat natyrore dhe ato sociale, si dhe mori vendin e parë duke mbledhur të gjitha pikët e të katër kategorive. Edhe pse ky ishte raundi regjional, në këtë garë kishte afersisht 500 konkurent ndersa raundi global do të mbahet ne tre destinacione, edhe atë ne Barcelonë, Melburn dhe Kuala Lampur, ndërsa destinacioni i fundit, ku kjo garë edhe do të marrë fund do të organizohet në fakultetin “Yale”, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përpos kësaj, Dren Dervishi ishte pjesë e një gare tjetër internacionale e cila u organizua midis datave 20-23 pril në fakultetin e Kembrixhit, në Angli. Sipas listës Shangahai të universiteteve, fakulteti i Kembrixhit ështe fakulteti i tretë më i mirë ne botë. Kjo garë e titulluar “ Intellectuals Challenge” ishte një garë internacionale në të cilën konkuruan më tepër se 20 shtete duke marrë parasysh se kishte konkurent nga Mongolia, Australia, Anglia, Nigeria, Pakistani, Bosnja dhe Hercegovina e të tjerë. Në këtë kompeticion nxënësit garonin në katër kategori, edhe atë: në konstruktimin e një eseje, në njohuri të përgjitshë(individualisht), në njohuri të pergjitshme si skuadër, dhe në debatë. Dren Dervishi u dekorua me tre medalje ari the tre trofe, duke marrë vende të para në sfidën e njohurisë të pergjithshme, të shkencës dhe teknologjisë, të debatës etj.Dren Dervishi sëbashku me dy pjestaret tjera te grupit, Ajshe Hasan dhe Hana Islamoska, arritën që të jene skuadra më e dekoruar me medalje dhe trofe ne këtë garë internacionale.(Strugalajm.com)

StrugaLajm

StrugaLajm

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...