“Drini”i Strugës,vjen ballë lartë nga Kampionati Shtetëror në Karate

Sot në Shkup u zhvillua Kampionati shtetëror në Karate për Kadet, Junior dhe U21.
Ky kampionat njëherësh ishte edhe përzgjedhës për Kampionatin Ballkanik që muajin dhjetor do të mbahet në Mal të Zi.
K. K “Drini” u paraqit me 3 sportistë duke fituar 4 medalje dhe atë:
Zana Xheladini – vendi i 2.
Loriana Ramo – vendi i 3.
Ilira Xheladini – vendi i 3 dhe
Ekipore vajzat – vendi i 3.
Me këto rezultate, të treja sportistet tona fituan “vizën” për të përfaqësuar Maqedoninë në Kampionatin Ballkanik.
Tani nē radhë është kampionati Mbarkombëtar, për nder të festës së 28 Nëntorit, i cili do të zhvillohet më 26.11.2017 në Prishtinë.
Ekipin e vajzave e udhëhoqi trajneri Shaban Murtishi.
Vazhdojm tutje!

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...