Dy persona humbën jetën në një aksident

 Dy persona e kanë humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi pasdite në rrugën magjistrale Shtip – Veles.

Sipas inspektorit  të pavarur për komunikacion në SPB Shtip Vllado Petrov, aksidenti ka ndodhur në orën 14:15 midis një automjeti për tërheqje  dhe një automjeti  transportues.

Dy automjetet janë përplasur drejtpërdrejt me ç’rast dy shoferët e kanë humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa janë lënduar edhe dy persona të cilët janë transportuar në spitalin klinik të Shtipit.

Në vijim është  ekspertiza nga ana e organeve hetuese, ndërsa komunikacioni në rrugën magjistrale Shtip – Veles është vendosur në rrugën e vjetër rajonale Shtip – Veles.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...