Dy shtetas të Maqedonisë kapen me 10 kg drogë / FOTO

Dy shtetasit e Maqedonisë, I.M(32) dhe A.A(37) janë arrestuar në vendkalimin kufitar Horgosh në kufirin Serb-Hungarez. Pas kontrollit të rezervuarit të veturës “Opel Astra”, me targa maqedonase policia ka gjetur dhjetë shishe të plastikës, me 9, 377 kilogramë mariuhanë.

Tanjug njofton se të arrestuarve u është caktuar masa e paraburgimit 48 orë, për veprën penale prodhim jo-legal dhe lëshim në përdorim lëndë narkotike.

StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...