E pazakontë/102-vjeçarja i mbijeton dy herë kovidit

Angelina Friedman është një e mbijetuar, në të gjitha kuptimet e fjalës. Kur ishte fëmijë, ajo kaloi gripin e vitit 1918. Gjatë gjithë jetës së saj ajo i mbijetoi kancerit dhe sepsës. Në prill, i mbijetoi koronavirusit që ka marrë gati 1.5 milionë jetë në të gjithë botën.

E pazakontë/102-vjeçarja i mbijeton dy herë kovidit

Dhe tani, banorja 102-vjeçare e Nju Jork-ut sapo e bëri përsëri. Ajo i mbijetoi një infektimi të dytë me koronavirus, sipas vajzës së saj, Joanne Merola.

“Nëna ime e pamposhtur doli negative”, tha Merola.

Ajo u infektua për herë të parë me koronavirus në mars. Në atë kohë, ajo kaloi një javë në spital. Friedman doli negative në 20 prill.StrugaLajm

E pazakontë/102-vjeçarja i mbijeton dy herë kovidit

Në fund të tetorit, vajza e saj mori një telefonatë nga shtëpia e të moshuarve, ku u njoftua se nëna e saj kishte rezultuar sërish pozitive për kovid.

“Ajo kishte simptoma e kovidit, ethe, kollë të thatë”, tha Merola, ndonëse fillimisht dyshimet ishin për grip. Më 17 nëntor, pasi qëndroi në izolim, ajo rezultoi negative. Ndërsa ka humbur dëgjimin dhe shikon shumë pak, ajo ende feston për jetën.StrugaLajm

E pazakontë/102-vjeçarja i mbijeton dy herë kovidit

Në vitin 1918, Angelina Sciales lindi në një anije që po transportonte emigrantë nga Italia në Nju Jork City. Ishte në mes të pandemisë së vitit 1918. Nëna e saj vdiq duke lindur dhe dy motrat e saj e ndihmuan atë të mbijetojë derisa të mund të ribashkoheshin me babanë e tyre në Nju Jork.

Nëna dhe babai i Merola-s luftuan me kancerin në të njëjtën kohë, por babai i saj vdiq.

E pazakontë/102-vjeçarja i mbijeton dy herë kovidit

Një nga 11 fëmijët, Friedman është e mbijetuara e fundit. Friedman vazhdon të jetë një burim gëzimi për ata që e rrethojnë. Ajo bëri një festë të madhe për ditëlindjen e saj të 101-të dhe vitin e kaluar ajo u kurorëzua mbretëresha e maturës.

Ajo nuk është më e vjetra që i mbijetoi kovidit, por ajo mund të jetë më e vjetra që i mbijetoi dy herë./L.F-dritare.net

In : Aktuale

Loading...
loading...