E vranë pasi festoi fitoren e Shqipërisë ndaj Greqisë, familja e Gramoz Palushit reagon pas 16 vitesh

Ishte viti 2004, kur 20-vjeçari shqiptar, Gramoz Palushi u vra në Greqi nga një shtetas greko-amerikan se po festonte fitoren e Kombëtares tonë përballë asaj greke. Për herë të parë pas kaq vitesh, familja e tij ka pranuar të rrëfejë ekskluzivisht për “Abc-në e mëngjesit” jetën e tyre pas këtij momenti.

Por, përpos humbjes së djalit të tyre, për familjen Palushi nisi një kalvar tjetër, premtimi për të mos humbur gjakun e tij u nëpërkëmb për vite me rradhë.

“E bëj thuajse në çdo ndeshje, është një ndjenjë e veçantë, pak e pabesueshme. Normalisht që jam krenar sepse të gjithë thonë që ra për flamurin, por do të doja të kisha zgjedhur ta kisha këtu sesa të ndihesha krenar.”, tha i vëllai. xh.dStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...