Edhe Maqedonisë po i ikën truri…

Të rinjtë në Maqedoni pretendojnë se janë pa prespektivë, e që për këtë arsye i mbajnë sytë i kanë kah Evropa. Mungesa e mundësive për të rinjtë në Maqedoni dhe pagat e ulëta, janë disa nga arsyet që qytetarët thonë se po i shtyjnë ta lëshojnë vendin në kërkim të një jete më të mirë.

Shkalla e emigrimit të qytetarëve të Maqedonisë, përfshirë emigracionin e rregullt dhe emigracionin ilegal, vazhdon të jetë i lartë, ndonëse jo në shifra alarmante.

Hulumtimet më të reja tregojnë se madje 70% e personave me arsim të lartë do të largoheshin nga Maqedonia, sapo për këtë të paraqitej mundësia. Tani Maqedoninë nuk e braktisin vetëm mjekët dhe informaticienët, por edhe profesorë, hulumtues dhe shkencëtarë. Pjesa më e madhe e tyre do të kishin shkuar në vendet e Bashkimit Evropian, ndërsa opsionet tjera janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës ose Australia.

Disa qytetarë shprehen se po ta kishin mundësinë, menjëherë do ta lëshonin vendin.

“Me situatën siç është tani në Maqedoni, dua ta lëshoj vendin, të shkoj diku në Evrope ku është jeta më e mirë. Problemi është se unë jam duke e mbaruar fakultetin elektronik, por për mua jeta dhe rroga nuk është e mjaftueshme si ta ofrojnë atje në Evropë”, thotë një qytetar.

“Po, do ta lëshoj vendin për një jetë më të mirë, sepse këtu jeta është e vështirë, nuk ka punë dhe perspektivë”,u shpreh një qytetar tjetër.StrugaLajm

Nga Maqedonia vetëm vitin e kaluar janë larguar 440 persona, thonë statistikat.

Nga Enti Shtetëror për Statistika në Maqedoni, në bazë të të dhënave, për periudhën 2012-2016 bëhet e ditur se vazhdon të ketë shkallë të mesme të emigrimit, me një mesatare prej 4222 qytetarësh. Megjithatë kjo tregon një trend të uljes së emigrimit. Në vitin 2015 nga Maqedonia kanë ikur 767 persona, në 2014-ën 740, në vitin 2013 janë zhvendosur 945 persona, kurse në 2012-ën vendin e kanë braktisur 1.330.

Sipas sociologut Ilja Acevski, shteti duhet të krijojë kushte të volitshme në mënyrë që të rinjtë të rikthehen. Por për këtë, duhet ndërtuar standarde si në shtetet e pPerëndimit.

“Së pari duhet të sillen disa rregulla, ligje ose rrethana lehtësuese nga ana e institucioneve që do t’i punësojnë këto kuadro, ata të cilët janë edukuar në vendet perëndimore, dhe dëshirojnë të kthehen në Maqedoni, shteti t’u ofrojë atyre rrethana lehtësuese këtu. (02.46- 03.12) Në Maqedoni duhet të përforcohet ndjenja e sigurisë, jo në aspekt patriotik por njeriu ta ndjejë sigurinë e jetesës në Maqedoni”, tha Acevski.

In : Aktuale

Loading...
loading...