Ekipi i shkollës së qytetit të Strugës kampion i garave regjionale

Ekipi i meshkujve në futboll të shkollës fillore komunale ,,Vëllezërit Milladinov” – Strugë, pas kualifikimit nga garat komunale , mori pjesë në garat regjionale që u mbajtën në qytetin e Tetovës më datë 24.04.2018 ( e premte).
Në krye me arsimtarët e tyre të edukatës fizike Lirie Domazeti dhe Hynor Dauti realizuan dy ndeshje, atë gjysmëfinale me shkollën e Kavadarit ku dolën me rezultat 3:1 me fitore për qytetin tonë dhe finalen me shkollën e qytetit të Tetovës, ku nxënësit e ,,Vëllezërit Milladinov” pas minutës së 80 arritën të shënojnë gol dhe me këtë ndeshja përfundoi.
Me këtë rezultat nxënësit u ranguan në vend të parë në garat regjionale dhe njëkohësisht siguruan plasman për garat Shtetërore që do të mbahen në qytetin e Strumicës më 26.04.2018.
Nxënësve dhe arsimtarëve ju urojmë fat dhe suksese.

StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...