Nexhipi sqaron Kupën për prerjen e pemëve në afërsi të shkollës së mesme

Këshilltari i ASH-së, Emin Kupa në seancën e sotme të Këshillit të Strugës kërkoi sqarim nga administrate komunale se përse po prihen pemët në disa pjesë të qytetit më saktësisht në hyrje të Strugës karshi shkollave të mesme të qytetit.Për këtë cështje të ngritur reagoi arkitekti I Komunës Natmir Nexhipi I cili sqaroi se për këtë pjesë të Strugës është në zbatim një plan I miratuar që në vitin 2012 I cili u zbatua vetëm pjesërisht me ndërtimin e rrethit ndërsa tani po zbatohet pjesa tjetër që do rezultojë me zgjerimin e rrugës kryesore .Ky plan sipas Nexhipit tashmë po fillon edhe të zbatohet në praktikë.(Strugalajm.com)

StrugaLajm
In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...