FALEMNDERIMI I PASURISË!

Muhamet Borova

“Unë pasuria, u falemnderohem atyre që më krijuan-njerëzve.Ato që më krijuan, unë i bëra robër të mi.Edhepse jam “lavirja” më e madhe, njerëzit më dashurojnë. Përmbajtja ime nuk ndyshon, por format i kam të ndryshme. Paraqitem në formën e stolive, banesave,veturës, e kam formën e shtëpisë, të kështjellave dhe pallateve,jam në formën e parave,dijamenteve,tokës, të fushave dhe pyjeve,të burime të naftës pra kam një laramani formash të tjera.Më shpesh paraqitem në formën “duale” si pasuri e tundshme dhe e patundshme. Si do që të jem njerëzit më duan.Unë jam nxitësja e lakmisë dhe konflikteve, e urejtjes dhe përçarjes.Unë jam nxitësja e konflkteve midis vëllezërve, midis motrave dhe vëllezërve, midis prindërve dhe fëmijëve, midis shteteve,midis miqëve dhe familjeve.Unë të ndershmit i bëj të pandershëm,të urtit i bëj agresiv, besimtarët i shndëroj në jo besimtar.Unë i detyroj njerëzit të harojnë se janë të përkohshëm në këtë botë, ta harojnë shpirtin e tyre, ta harojnë moralin,ta harojnë zotin,ta harojnë vdekjen,ta harojnë shëndetin,ti harojnë ndjenjat. Ato që më posedojnë i bëj të ndihen si perëndi, të ndihen si të përhershëm.Ato që më posedojnë bëhen narcisoid, bëhen hedonist e shohin kënaqësin tek unë, duke më shtuar deri në pangopshmëri.U falemnderohem atyre që më krijuan sepse ato një ditë do të shkojnë me duar bosh, ashtu siç erdhën në këtë botë, kurse unë do të mbetem edhe më tej duke sunduar edhe me pasardhësit e tyre deri në ditën e gjykimit. Unë jamë zoti juaj ,por unë jam edhe satana juaj. Falemnderit që më krijuat që luftoni për mua.Rrofshit dhe më dashurofshit”StrugaLajmStrugaLajm


Loading...
loading...