Fatime Fetai, nënë e dy fëmijëve, ende nuk jam grindur me kunatën (Video)

Portali A1On ka bë një emision ndryshe për tri damat që udhëheqin prokurorinë Speciale Publike, Katica Janeva, Lençe Ristevska dhe Fatime Fetai. Ata edhe më tej preferojnë të flasin më tepër për mediumet maqedonase, ku nuk u parashtrohen pyetjet e “sikletshme” për rastet Sopoti, Monstra, Lagja e Trimave, e për raste tjera të montuara kundër shqiptarëve. Në fokus të pjesës së parë të storjes është jeta private e tyre, transmeton Gazeta Lajm. Në këtë emision, Fatime Fetai flet për jetën e saj në fshatin Bogovinë bashkë me burrin, vjehrrin, kunatin dhe kunatën. “Kështu jetohet zakonisht te ne, deri sa nuk paraqitet nevoja për të ndryshuar diçka, ose më konkretisht deri sa nuk grinden kunatat”, ka thënë Fetai, në stilin e saj të njohur.

Për herë të parë, Fetai ka prezantuar edhe dy djemtë e saj. Dy vitet e fundit me të voglin jeton ën Shkup, kurse djali i madh jeton në Bogovinë.

“DO të kisha dashur të kem edhe nj vajzë, sepse vajzat zakonisht janë më të përkushtuara ndaj prindërve”, thekson Fetai. Ajo flet edhe për bashkëshortin dhe për biznesin e tij. “Ai fiton para, unë i harxhoj”, thotë me humor, prokurorja e njohur.

Storjen e plotë mund ta përcillni në videon më poshtë.StrugaLajm

 

In : Aktuale

Loading...
loading...