BLENDI PETROL
Aktuale

Fatmir Dehari raport në sheshin e Kërçovës

Kryetari i Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari dje në orët e pasdites në sheshin e qytetit kishte raport për punën e bërë në gjashtë muajt e kaluar dhe i paralajmëroi projektet, të cilat duhet të realizohen deri në fund të mandatit të tij të dytë. “Periudhën e kaluar në Kërçovë dhe në fshatin Zajaz janë ndërruar gypat e ujësjellësit me gypa të reja ekologjike në gjatësi prej tetë kilometrave, ndërsa në periudhën e ardhshme do të vazhdojmë me revitalizimin e ujësjellësit me ndërrimin e tërësishëm të gypave të vjetra të metalta dhe të azbestit me gypa ekologjik. Më 20 qershor zyrtarisht do të lëshohet në përdorim edhe stacioni i ri pastrues, objekt i parë i tillë i ndërtuar në shtet”, tha Dehari.

Ai paralajmëroi ndërtim të tre kapaciteteve në zonën industriale Ivanidol, ku do të ndërtohet objekt për prodhimtari të peletëve, ndërsa në tre kapacitetet do të punësohen rreth 1.000 persona të papunë. Dehari iu përgjigj edhe pyetjeve të parashtruara nga qytetarët e pranishëm me çka paralajmëroi edhe projekte tjera në mesin e të cilave edhe për rregullimin e lumit Sushica, i cili kalon përgjatë qendrës së qytetit, ku përveç tjerash do të ketë trotuare për këmbësorë dhe biçikleta nga të dyja anët e lumit.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button