Xhamia e fshatit Dobovjan u begatua me një pronë-vakuf nga Fikrie Nasufi Polisi e bija e Osman Polisit, vend ndodhja e pronës eshte në dalje të fshatit Dobovjan e ashtuquajtura “Kamenicë” pronë e cila ka mbi 3000 metër katror. Fletë pronësia iu dorëzua sot këshillit të xhamisë të fshatit Dobovjan. Kërkesa e vetme e dhurueses së pronës është që prona mos shitet, të ndërtohet xhami nëse fshati ka nevoj dhe prona të mirëmbahet. Këshilli i xhamisë të fshatit në emër të vetë si dhe në emër të banorëve të fshatit Dobovjan e lusim Allahun xh.sh që ti jape shëndet dhe çdo të mirë në këtë botë dhe në botën tjetër.![StrugaLajm](https://i0.wp.com/strugalajm.com/wp-content/uploads/2019/01/AutoCenter2.gif?resize=445%2C150&ssl=1)