Filipçe: Ora policore po jep rezultate, masat restriktive janë të balancuara

 Masat aktuale restriktive janë të balancuara dhe japin rezultat pozitiv në shpërndarjen e mëtutjeshme të virusit Covid-19.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në ClickPlus deklaroi se ora policore jep rezultate dhe për momentin nuk ka nevojë për masa shtesë.LAJME TË NGJASHME

Qeveria i dërgoi ndryshimet e Ligjit për Regjistrim në…Mar 31, 2021

Moti sot me vranësira mesatare, temperatura deri në 21 gradëMar 31, 2021

Dimovski: Konstruktivitet nëse Qeveria është e gatshme të…Mar 30, 2021StrugaLajm

“Ne kemi parë shtete të tjera, që kanë pasur orë policore më të gjatë. kemi shtete evropiane ku gjithçka është e mbyllur. Restorante, shitore, kurse kanë rritje të lartë të të sëmurëve të rinj. Kemi shtete që vendosin orë policore kohë pas kohe, por sërish pa ndonjë efekt. Kjo nënkupton, se ajo që u propozua nga Komisioni për sëmundje ngjitëse, kurse ne e pranuam, është se, kur virusi transmetohet më shumë në nivel lokal, dhe gjithandej është i shpërndarë njëjtë, vetëm një lloj i masave të këtilla të balancuara mund të japë rezultat. Dhe ne shohim se masat japin rezultate.

Gazetari: Ora Policore a jep rezultat?

Absolutisht. U ulën numri i kontakteve të të rinjve”, tha Filipçe.

In : Aktuale

Loading...
loading...