“Filxhanët që sjellin miliona”, biznesi fitimprurës i kafesë

Shprehia e konsumit të madh të kafesë turke në shtëpi, por edhe kafenetë plot nëpër vendbanimet urbane dhe rurale, krijojnë përshtypjen se shtetet e Ballkanit renditet ndër vendet e para në botë për konsumin e kafesë, shkruan gazeta KOHA. Por, përkundër kësaj bindje, për kafenë si një nga pijet më të preferuara në botë, megjithatë ekzistojnë shtete apo popuj që e konsumojnë më pak apo më shumë. Shtetet skandinave renditet të parat sipas konsumit të kafesë. Vendi i parë në botë për konsumin e kafesë është Finlanda me 9.1 kilogramë kafe për frymë në vit. Të dytët me konsum të lartë renditen norvegjezët, të cilët sipas të dhënave, konsumojnë rreth 7.2 kilogramë për person gjatë një viti. Nga ana tjetër, konsum më të vogël të kafesë në botë me 400 gram kafe që konsumojnë përgjatë vitit kanë banorët e Vietnamit.

Sipas Euromonitor International, ofruesit kryesor dhe i pavarur i kërkimit të tregut strategjik që analizon të dhënat për mijëra produkte dhe shërbime në mbarë botën, në parim, vendet aziatike më pak konsumojnë kafe si rrjedhojë e kulturës së këtyre vendeve, të cilët konsumojnë çaj në vend të kafesë.

Qytetarët e Maqedonisë, sipas analizave, konsumojnë 3.6 kilogram kafe në vit për kokë banori duke u renditur para banorëve të Shqipërisë që konsumojnë 3.1 kilogram kafe për banor. Nga ana tjetër, sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, konsumi vjetor në Kosovë i kafesë është 7.4 milionë ton. Kjo nënkupton se banorët e saj konsumojnë afër 4 kilogram kafe për kokë banori nëse llogarisim se Kosova ka 1.8 milionë banorë. Nga shtetet e rajonit, të parët janë banorët e Sllovenisë me konsum mesatar prej 6.1 kilogramë kafe për frymë. Të dytët renditën banorët e Serbisë me 5.4 kg, dhe banorët e Bosnje Hercegovinës me 4.3 kilogramë për frymë.StrugaLajm

Pasioni i madh i ballkanasve pas një filxhani kafe sjell edhe fitime jo të vogla për tregtarët dhe hotelierët .Vite me radhë, ndër bizneset që jo vetëm i rezistojnë krizës ekonomike, por edhe tregojnë rritje të punës është edhe tregtia dhe shitja e kafesë. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për ata që e importojnë, por edhe ata që ofrojnë mundësinë e konsumimit në kafene, restorante etj., duke filluar nga lokalet më të thjeshta, nga lagjet e mëhallës apo fshatit e deri te kafiteritë më luksoze në Shkup dhe qytetet më të mëdha në Maqedoni. Gjithashtu, biznesi i kafesë është ndër më fitimprurësit. Përllogaritet se nga miliona e miliona filxhanë kafe ekspres dhe të kafesë turke, për çdo vit fitojnë shuma të mëdha si tregtarët ashtu edhe pronarët e lokaleve hotelerike. Për çdo filxhan kafeje espreso që konsumohet për çdo ditë nga adhuruesit e kafesë , norma e fitimit shkon nga 60 deri -70 për qind.StrugaLajm

Rritjen e madhe të biznesit të kafesë te ne e dëshmojnë edhe të dhënat zyrtare të importit të kafesë, përkatësisht dyfishimit të kafesë në dhjetë vitet e kaluara. Sipas të dhënave zyrtare të importit të kafesë përgjatë periudhës 2006-2104, importi i saj është rritur prej 13.6 milionë dollarë në vitin 2006, në afër 22 milionë dollarë në vitin 2014. Maqedonia dhe shtetet e rajonit kryesisht importojnë kafenë e papjekur, e cila më pas përpunohet në vend. Kompanitë vendase më pas kryejnë gjithë proceset e tjera brenda vendit. Importi kryesisht në pjesën më të madhe bëhet nga Italia, Kroacia dhe Brazili. Për qytetarët e Maqedonisë , por edhe të Ballkanit, kafeja nuk është thjesht për të hapur sytë në mëngjes. Kafeja në shtetet e rajonit është një institucion. Aty lidhen miqësitë, bëhen armiqësitë, njerëzit relaksohen apo edhe shfrytëzojnë mundësinë për të biseduar për tema nga më të ndryshmet. Gjithashtu, shkruan KOHA, biznesi i kafesë është ndër më fitimprurësit. Nga ana tjetër, fakti se dashuria e ballkanasve për kafenë është aq e fuqishme, qëndron edhe te fakti që në Maqedoni dhe shtetet fqinje, pirja e kafes nuk është thjesht një veprim tradicional kulturor i trashëguar. Me botën që bëhet gjithnjë e më shpejtë dhe me mungesë të kohës së lirë, edhe kafja lë për të dëshiruar për shoqërimin e njerëzve, të cilët përderisa shijojnë një filxhan kafe, diskutojnë mbi jetën e përditshme, për politikë apo sport. (koha.mk)

In : Aktuale

Loading...
loading...