Flet nëna që iu zhduk djali i vogël, ja emri dhe fotografia e personit që e rrëmbeu?! (Video)

Prej vitesh vogëlushja Bleona Mata rezulton e zhdukur dhe e ëma e saj vazhdon ta kërkojë akoma dhe duket se nuk do të gjejë qetësi deri sa të marrë vesh të vërtetën.

Së fundmi emisioni Pa Gjumë, ka zbuluar identitetin e kroatit i cili dyshohet se ka rrëmbyer Bleonën. Referuar një lajmi të publikuar në 13 mars të vitit 2013 nga mediat kroate, ky emision ka ndërtuar identitetin e këtij personi i cili përveç Bleona Matës, dyshohet se ka rrëmbyer edhe tre fëmijë të tjerë.

Nëpërmjet një lidhje telefonike nëna e Bleonës, Bukurie Mata,  akuzoi familjen e ish-burrit të saj për faktin se të gjithë kanë marrë dokumente kroate, ndërkohë që shtoi se personi i dyshuar si rrëmbyesi është parë në fshat.

Ajo shprehet:

Jam shumë e tronditur dhe e habitur për këtë lajm. Të gjithë goranët janë me letra kroate. Sot e gjithë familja e ish-burrit tim janë në Kroaci. Kjo mund të ketë lidhje 100% me goranët. Ky person është 100% i familjes sepse të gjithë goranët janë me letra kroate. Do ta rivazhdojmë çështjen e kërkimit. Ky person më është bërë si fytyrë e parë, është parë në fshatin Orjosht”.StrugaLajm

Në një lajm të publikuar nga mediat kroate, grupi ku bënte pjesë edhe Sadat Toskiç sillte fëmijë nga Maqedonia e Veriut dhe Kroacia. Mediat raportojnë se ai ka falsifikuar dokumentet, duke angazhuar një grua të identifikuar si Sanja Krishto e cila hiqej si nëna e fëmijëve të rrëmbyer në zyrën e regjistrimit në Sezvete.

Trafikantët falsifikonin çertifikatat e lindjes dhe në këtë mënyrë arrinin që t’i transportonin të miturit nga Maqedonia drejt Kroacisë, shkruan shqiptarja.com.

Por me sa duket plani nuk u eci, pasi u kapën në flagrancë duke tentuar të regjistronin fëmijë të tjerë. Kanë qenë nëpunësit e asaj gjendje civile që kanë dyshuar për vërtetësinë e dokumenteve dhe kanë njoftuar menjëherë policinë.

Sadat Toskiç u dënua me burg në vitin 2012 nga gjykata e Zagrebit në lidhje me këtë ngjarje, ndërkohë që bashkëpunëtorja e tij Sanja Krishto u la e lirë.

Kontrol

In : Aktuale

Loading...
loading...