FOTOT/ Zbulohet altari në sheshin “Skënderbej”
Sheshi “Skënderbej” për gurët dhe pemët e sjella nga gjitha trojet shqiptare do të jetë padyshim qendra simbol e të gjithë shqiptarëve, por edhe vendi i veçantë për të gjithë të rinjtë dhe të rejat që do duan të të lidhin jetën e tyre në martesë.
Projektuesit e këtij sheshi të ri kanë menduar edhe për një vend të posaçëm dhe plotë hijeshi që do të shërbejë në mënyrë të veçantë si vend i martesave. Është vet kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ai që ka zbuluar një tjetër detaj të sheshit “Skëndërbej”, duke publikuar disa nga fotot e atij objekti artistik që do të njihet si “Altari”.
“Pas Tarracës së Bashkisë apo Resë te Galeria, vë bast që Altari i ri tek Sheshi Skënderbej do jetë vend i preferuar për ceremonitë martesore”, shkruan Veliaj në faqen e tij në Facebook.
Ky në fakt është vetëm një nga elementët e shumtë që pasurojnë sheshin “Skëndërbej”, i cili pritet të hapet ditën e shtunë në orën 19 e 30.
Ndërkohë, zbulohen dhe disa foto nga parkingu nëntokësor.