Gazetarja: Ky vend të vret, promovohen vetëm të paaftët

Këtë vjeshtë Elda u kthye për t’u ‘ndarë” përfundimisht me Shqipërinë.

Me dyshimin se ndoshta nuk iu ecën mbarë, ata e mbajtën shtëpinë në Tiranë ndërsa nisën një jetë të re, 3 vite më parë në Francë. Tashmë gjërat janë shtruar ndaj ata po e zbrazin strehëzën e tyre për ta dhënë me qira.

Më 2017-ën, familja e vogël prej 4 anëtarësh, Elda gazetare, Igli bashkëshorti IT dhe dy djem të mitur, bëri valixhet gati, si shumica e shqiptarëve, dhe u nis në kërkim të fatit jashtë Shqipërisë.

Një ndër gazetaret më me zë të medias së shkruar për 16 vite me radhe, Elda Spaho, rrëfen se arsyet e emigrimit të saj nuk janë aspak ekonomike, por lidhen me mënyrën se si trajtohen njerëzit e punës në vendin tonë.

“Arsyet e mia të emigrimit nuk janë aspak ekonomike, por unë po e humbja veten në Shqipëri, i kam dhënë shumë këtij vendi, por kam marrë shumë pak. Këtu eci vetëm ata që kanë miq” u shpreh Elda Spaho, gazetare

Në përpjekje për të punuar me ndërshmëri, i është dashur të përplaset herë pas herë më një mur të madh korrupsioni që zbeh të aftin. Si pasojë ajo është thyer.

“Kam marrë 6 herë pjesë në konkurse të admistratës publike, 6 herë kam fituar dhe asnjehërë nuk më është dhënë vendi i punës” u shpreh Elda Spaho, gazetare

Ajo rrëfen se e do shumë këtë vend, por vendimin për të ikur e ka marrë në bindje të plotë, pasi sicc pohon ajo, ky vend po e vriste.StrugaLajm

“E ndieva se nuk kisha më cfarë të bëja në këtë vend. Po vdisja, tani vij e shëruar. Kam gjetur vetveten dhe një njeri që nuk ndihmon vetveten nuk mund ti ndihmojë të tjerët” u shpreh Elda Spaho, gazetare

Megjithëse prej pak vitesh në Francë, familja e saj së bashku me dy djemtë kanë mundur të integrohen mjaft mirë.

“Në Francë për pak ndihem aq e vlerësuar, ndihmojmë shqiptarët se si të marirn infromacion”u shpreh Elda Spaho, gazetare

Ikja e familjes së Eldës këtë herë është nga ato ikje që të dhemb. Ka ardhur për ti lënë të gjitha në vendin që i dha sa mundi. Nuk mund të marrë asgjë me vete, madje as librat!

Teksa shikon me trishtim thesarët e saj dhe i shfleton ngadalë, ajo rrëfen se në pamundësi që ti marrë me vete, një pjesë të madhe po i bën dhuratë. Ato që i ka më për zemër, po ua lë në ruajtje miqve të saj, me shpresën se një ditë, do të ketë mundësi të vijë e ti marrë sërish.
“Unë u them politikaëve duajeni pak këtë vend, se ka njerëz të mire”u shpreh Elda Spaho, gazetare

In : Aktuale

Loading...
loading...