Dje pasdite në Stacionin Policor në Gostivar është paraqitur se në banjon e shtëpisë së saj familjare në rrugën “Tode Bogdanovski”, është gjetur e vdekur 35 vjeçarja S.S nga Gostivari.
Ekipi i Ndihmës së shpejtë e ka konstatuar vdekjen, ndërsa nuk janë evidentuar shenja dhune. Me urdhër të Prokurorit Publik trupi i të ndjerës është dorëzuar për obduksion.