Granit Xhaka, “çmend” serbët me Shqiponjën

Granit Xhaka ka barazuar shifrat në 1-1 me një supergol ndaj Serbisë në të 52-tën. E nuk mund të festonte ndryshe veçse duke bërë shenjën e shqiponjës në “Kaliningrad Stadium”.

Në 45 minutat e para vendosi një gol i shënuar nga Mitroviç në minutën e pestë të ndeshjes.

Zvicra reagoi pas golit të parë, duke krijuar disa raste të mira për shënim, ku mund të veçohet një devijim i topit nga Dzemaili, i cili po shkonte në rrjetë, por në fund u prit nga portieri serb. Ndërkohë, me anë të kundërsulmit edhe Serbia është shfaqur rrezikshëm në disa raste për të shënuar edhe golin e dytë në këtë ndeshje.

Por duhet të vinte minuta e 52-të që Granit Xhaka të barazonte shifrat në 1-1.Lojtari me origjinë shqiptare lëshoi një silurë të vërtetë në drejtim të portës së Serbisë, duke mos i lënë asnjë shans reagimi portierit.StrugaLajm

Ndërkohë janë duke u luajtur minutat e fundit të ndeshjes.

In : Aktuale

Loading...
loading...