Greqia do t’i heqë pikat për pagesë të taksës rrugore

Ministri grek i Transportit, Hristos Spircis paralajmëroi se deri në fund të vitit do të fillojë vendosja e sistemit të ri të pagesës së taksës rrugore, me ç’rast do të hiqen pikat e pagimit.

Sipas planit, udhëtarët do ta paguajnë taksën rrugore përmes telefonit mobil apo aparateve speciale, ndërsa shuma që do të paguhet do të varet nga kilometrazhi i kaluar.

Fillimisht, sistemi do të vendoset në autostradën Egnacia në drejtimin lindje – perëndimi, ndërsa më pas do të vendoset edhe në rrugët e tjera.StrugaLajm

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...