Gruaja nga Prishtina shkrep armën në një dasëm, i konfiskohet arma

Policia ka arrestuar të premten një grua, e cila ka gjuajtur me armë zjarri në një aheng familjar.

Rasti ka ndodhur pasditen e së premtes, në rrugën “Fatbardha Gega” në Prishtinë.

Në vendngjarje janë gjetur dhe konfiskuar një armë me karikator të zbrazët dhe katër gëzhoja plumbash.StrugaLajm

Policia ka bërë të ditur se e dyshuara është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Rr. Fatbardha Gega , Prishtinë 13.08.2021-16:25 E dyshuara femër kosovare, në një aheng familjar ka shtënë me armë zjarri. Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka konfiskuar një armë me  një karikatorë të zbrazët dhe katër gëzhoja. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt dhe e dyshuara lirohet”, thuhet në raportin e policisë.

In : Aktuale

Loading...
loading...