Gruevski me cilët para po jeton në Budapest, Specialja po heton

Prokuroria Speciale po heton se me cilët para po jeton në Budapest, ish-kryeministri i arratisur Nikolla Gruevski. Kjo është theksuar nga prokurorja speciale, Katica Janeva në intervistën për gazetën “Nezavisen”.

“Specialja po kryen hetime lidhur pasurinë e tij personale. Sic e dini, ai ka tërhequr nga llogaritë e tij rreth 120 mijë euro. Ne dijme se cfarë pronë tjetër disponon. Tani duam të verifikojmë se me cilat para ai po e financon qëndrimin e tij në Budapest, a bëhet fjalë për para të tij apo për financim nga fonde tjera”, theksoi Janeva, e cila tha se nuk mban përgjegjësi për arratisjen e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili u dënua me 2 vite burg lidhur me rastin “Tanku” për blerjen e Mercedes Benzit në vlerë prej 600 mijë euro. StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...