Gruevski vjen me pushime në Ohër!

Nikolla Gruevski me bashkëshorten Borkica dhe vajzat do të pushojë sivjet në Ohër, transmeton FLAKA.
Në rrethana normale, ky lajm do të kalonte thuajse pa mos u vërejtur, por duke pasur parasyshë se atij i është marrë pasaporta, dhe dëshira e tij për ujë të kripur në të kaluarën, kur destinacionet verore i kishte Turqinë, Kroacinë, Sicilinë, Izraelin dhe ndoshta ndonjë vend tjetër për të cilat opinion nuk kishte mundësi ta dijë, pushimi i tij në Ohër mbetet një nga temat më të komentuara këto ditë.
Nuk është e njohur nëse Gruevski ndonjëherë derisa ishte kryeministër ka pushuar në Ohër, por është e njohur se është adhurues i ujit të detit. Për këtë, bëjmë këtë retrospektivë të vogël të të gjitha pushimeve të tija të kripura, ndër vite.
Vitin e kaluar, së bashku me familjen nga fundi i muajit korrik ai ishte në shetitje në manastirin “Shën Naumi” në Ohër, por pastaj në gusht shkoi në Antali në Turqi, siç atëher informonin nga partia e tij, në aranzhman privat. Pushimin e la gjysëm për shkak të vërshimeve në Shkup, dhe përskaj asaj që më nuk ishte kryeministër, erdhi të shohë direkt se çfarë ndodh në terren.
Para kësaj, po vitin e kaluar, në fillim të korrikut, ai së bashku me bashkëshorten, fëmijët dhe nënën e tij Nada ishin në ishullin Sicilia në Itali, por nga VMRO-DPMNE njoftuan se nuk është në pushim, por në dasëm të disa miqë.
Para dy viteve, Gruevski ishte në Izrael, kurse paparacët e fotografuan atë në plazhë, me syze dielli të markës “Majbah” të cilat siç u tha atëherë kushtojnë 60.000 euro, erdhi ky informacion te popullata para njoftimit të partisë rreth asaj se ku ka shkuar lideri i tyre për pushime.
Në vitin 2014, Turqia poashtu ishte destinacion i pushimeve verore të Gruevskit. Me ftesë të Rexhep Taip Erdogan, ai me familjen kaloi pesë ditë në Bodrum, dhe pesë ditë në Fetije. Shoqëri i bënte edhe nëna e tij.
Për vitin 2013, nuk ka të dhënë oficiale rreth pushimeve të tija verore, as nëse në vizitën e atëhershme në Brazil, Argjentinë dhe Meksikë shoqëri i ka bërë ose jo edhe bashkëshortja.
Edhe viteve tjera derisa ishte kryeministër, Nikolla Gruevski, pushimet verore i ka kaluar në detë, por këtë vitë në vend të ujit me kripë do të duhet të mësohet me ujë të ëmbël liqeni, sepse gjykata i ka konfiskuar pasaportën.StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...