Grushtat në LSDM, sherr për poste

Burime të TV Star bëjnë të ditur se në LSDM-në e shtipit ka patur përplasje verbale dhe fizike në mbledhjen e fundit në një këshill lokal, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Situat është përkeqësuar kur janë propozuar emrat e kandidatëve për këshillin e ri ekzekutiv, njëri nga të cilët është zgjedhur këshilltar komunal, diçka që ka bërë tjerët ta kundërshtojnë rikandidimin e tij në këshillin ekzekutiv.

Sipas këtij televizioni, ka patur rrahje pas kësaj mosmarrëveshje. Përndryshe mbledhjet e këtilla në LSDM duhet të përfundojnë deri më 19 dhjetor.

Në këtë parti së fundi janë shtuar zërat për fraksione të mëdha në nivel qendror, por edhe nëpër komuna.StrugaLajm

Një numër i madh i aktivistëve të vjetër që kanë rezistuar gjatë periudhës së qeverisjes së kaluar tanimë janë të anashkaluar dhe se po avancohen njerëzit që kanë qenë pranë Zoran Zaevit.

Edhe në nivel të kryesisë ka çarje dhe fraksione të fshehta mes grupeve që kontrollon ish-lideri Branko Cërvenkovski dhe Radmilla Sheqerinskën dhe në anën tjetër tandemi Zaev – Spasovski.

In : Aktuale

Loading...
loading...