Hasani: Kemi imunizim të lartë natyror, por nuk mund të parashikojmë rrjedhën e pandemisë

Ilir Hasani, zv. ministër i Shëndetësisë, për “Alsat” tha se Maqedonia ka një përqindje të lartë të imunizimit natyror, por pavarësisht kësaj, nuk mund të parashikohet se cila do të jetë ecuria e mëtejshme e epidemisë në vend.

Hasani e komentoi këtë në kuadrin e masave të reja kufizuese të shpallura nga Ministria e Shëndetësisë dhe Komisioni për Sëmundjet Infektive, pasi dasmat në ambiente të mbyllura dolën si arsyeja kryesore për rritjen e shpejtë të numrit të të infektuarve ditët e fundit, veçanërisht në Tetovë.LAJME TË NGJASHMEGus 7, 2021

“Kjo është një shenjë që vala ka filluar, është fillimi i valës tjetër. Është një valë e re që shihet me hapa shumë të qëndrueshëm dhe shumë të shpejtë që rrisin numrat, gjë që është mjaft shqetësuese për të gjithë autoritetet shëndetësore. Kjo valë thuhet se është mjaft e rrezikshme, por prapëseprapë nuk mund të parashikojmë se si do të sillet në vendin tonë me një numër prej rreth 30% të vaksinuar në vend dhe me një numër të madh të atyre që e kanë tejkaluar virusin.StrugaLajm

Ne nuk mund të parashikojmë. Ne besojmë se imunizimi artificial me vaksina dhe imunizimi natyror kanë arritur rreth 60-70%, por nuk mund të parashikojmë se cila do të jetë rrjedha e kësaj pandemie, shpresojmë se nuk do të kemi një goditje të madhe”, tha Hasani.

In : Aktuale

Loading...
loading...