Haxhi Dauti nga KSHA-ja pret në takim Ilir Metën presidentin e Shqipërisë

Nga Beqir SINA

NEW YORK CITY : Presidenti Shqipërisë zoti Ilir Meta, ndodhet në Nju Jork, në një vizitë disa ditore për të marrë pjesë në punimet e Sesionit të 73-të, të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Po ashtu Presidenti Ilir Meta Meta, duke shfrytëzuar udhëtimin ne New York, është takuar gjatë këtyre diteve edhe me komunitetin shqiptar të zones së “Tri-Shteshit” – New Jork, New Jersey dhe Connecticut.

Ai zgjodhi që t’i fillonte takimet e tij me personalitet e komunitetit Shqiptar Amerikan, dhe përfaqësuesit e shumtë të diasporës shqiptare, me vizitën që bëri të dielën në Kishën Katolike shqiptare në Nju Jork ‘Zoja e Shkodrës”, ku mori pjesë në meshën e shenjtë të së dielës nga Meshtari Dom Pjetër Popaj.

Presidenti Ilir Meta Meta, i shoqëruar nga anëtarët e delegacionit që e shoqërojnë atë, përfshirë këshilltarin e tij për diasporën shqiptare në botë zotin Flamur Gashi, mbrëmë në Hotelin Hilton Garden, të pronarve shqiptar Poul Nicaj dhe Nihat Kërkuti, në qender të qytetit të Nju Jorkut, “Times Square” u takua me Kryetarin e Këshillit Shqiptar – Amerikan, zotin Haxhi Dauti, anëtarët e bordit drejtues Kalosh Sela dhe Visar Tahsini.

Takimit me Presidentin Meta iu bashkëngjitë edhe Eksperti i Politikës së Jashtme,së SHBA, Prof. David Phillips, Drejtor i programit për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtat e Njeriut në Universitetin Columbia të Nju Jorkut.

Dëshiroj t’ju faleminderoi që pranuat ftesën tonë, tha në fillim të fjalës së tij mikëpritësi i këtij takimi Kryetari i Këshillit Shqiptar Amerikan, zoti Haxhi Dauti, duke uruar mirëseardhjen edhe punë të mbarë me rastin e debatit në Sesionin e 73-të, të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.StrugaLajm

“Kam kënaqësinë, tha ai t’ju përcjell me këtë rast urimet më të mira e të sinqerta si dhe përgëzimet e përzemërta për suksesin dhe lumturinë e Shkëlqesisë Suaj si dhe për mbarësinë e përparimin e popullit shqiptar, prej meje por edhe nga dy anëtarët e brodit drejtues të organizatës që unë e kam themeluar dhe e drejtojë, prej vitesh zoterinjet Kalosh Sela dhe Visar Tahsimi”.

Po ashtu, me këtë rast lobisiti i njohur, i dhurojë Presidentit të Shqipërisë një bluzë kuq e zi me simbolet e Këshillit Shqiptar Amerikan, si dhe një dhurat simbolike, shoqerua me disa dosje të cilat kishin materiale zyrtare mbi aktivitetin dhe lobimin e Këshillit Shqiptar Amerikan për çështjen shqiptare, në SHBA, gjatë këtyre tre dekadave. Sidomos, ato ky flitej për ndihmen nga SHBA, per realizimin e Marveshjes së Ohrit, por edhe per problemin e shqiptarve në Maqedoni, ku organizata që ai përfaqëson ka edhe origjinën e saj, dhe ai vet ka luajtur një rol dhe ka dhënë një kontribut të madh me miqt e tij amerikan në Departamentin e Shtetit, Senatin dhe Kongresin amerikan, por dhe në Bashkimin Europian.

Presidenti, Meta, mbasi faleminderojë mikëpritësin për pritjen e organizuar, përgëzoi zotin Dauti, për gjithçka kan bërë me Këshillin Shqiptar Amerikan për 30 vjet, dhe vlerësojë aktivitetin e tyre, për çështjen Shqiptare në përgjethësi, dhe veçanërisht atë që kan bere nga Amerika, për Marrveshjen e Ohrit, por edhe tani per ndihmën që po japin ata per te nxtuat shqiptaret për Referendumin në Maqedoni. Kreu i shetit shprehu mirënjohjen me këtë rast, për gjithçka që shqiptarët e Amerikës kanë bërë për Shqipërinë, Kosovën, Luginën e Preshevës, shqiptarët në Mal të Zi, Maqedoni dhe Çamërinë, si dhe në ruajtjen e identitetit tonë kombëtar, duke promovuar jo vetëm vlerat tona kombëtare por edhe shfaqur kudo patriotizmin e flakët shqiptar.

Ai gjithashtu ka vlerësuar edhe atë kontributin historik të diasporës Shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e quajtur diasporën tonë një aset të çmuar kombëtar.

In : Aktuale

Loading...
loading...