Shkruan: Kim Mehmeti
Drejtuesit e partive shqiptare në RMV nuk dallojnë me asgjë nga njëri tjetri dhe nuk i udhëheq asnjë ideal apo interes kombëtarë. Të gjithë ata i nënshtrohen vetëm instinktit të mbijetesës politike, me çdo kusht.
Politikanët maqedonase e lexuan këtë strategji të vetme të tyre ‘mbijetuese’ – që dy dekada e praktikoi kryetari i i BDI’së – andaj edhe tani nuk i përfillin, e madje edhe tallen me këta ‘patriotë shqiptarë.
Dhe duke e ditur se pushtetari shqiptarë më parë e braktisë shtëpinë e vet se sa qeverinë, Kryeministri i sotëm i Maqedonisë nuk i merr seriozisht as propozimet për Akademi, e as ato të heroit të vonuar mbi gomar – kryetarit të BDI’së – për kantonizim të vendit.
Sidoqoftë duhet pranuar: jo maqedonasit, por partitë e këtushme shqiptare, janë ato që i defaktorizuan politikisht shqiptarët e Maqedonisë. Këtë defaktorizim e ndihmuan edhe Tirana dhe Prishtina zyrtare, duke i ‘përkrahur’ vasalët e vet, apo heronjtë mbi gomarë të shqiptarëve të Maqedonisë.