BLENDI PETROL
Aktuale

Hotelierët e Ohrit paralajmërojnë padi ndaj ELEM-it

Hotelierët nga Ohri do të ngrenë padi kundër institucioneve kompetente shtetërore nëse nuk merren urgjentisht masa për rregullimin e nivelit të Liqenit të Ohrit, i cili aktualisht arrin 18 centimetra mbi maksimumin. Ata thonë se në prag të sezonit turistik, po përballen me probleme dhe rrezikun e përmbytjeve të objekteve që ndodhen në bregun e liqenit.

Jo vetëm të ngremë padi penale. Këtë që po e themi është e njohur për ata që janë përgjegjës me ligj për të menaxhuar Liqenin e Ohrit. Por, ne nuk mund t’i durojmë pasojat e ndonjë mendimi të pamatur dhe fitimprurës të ndonjë kompanie, qoftë shtetërore ose private -tha Dimitar Zarçev, hotelier.

I gjithë bregu ka pësuar një ndryshim të plotë. Kanë ndryshuar shumë plazhet që ishin ndërtime të forta – u shpreh Mihail Mishev, kryetarë i Shoqatës së hotelerisë në Ohër.

Nga ELEM thonë për Alsat M se së shpejti niveli do të fillojë të kthehet në normalitet.

Jemi të vetëdijshëm për situatën me nivelin e liqenit të Ohrit. Ne po ndërmarrim të gjitha masat për të ulur nivelin – njoftojnë nga ELEM.

Nga ELEM vlerësojnë se për një muaj, respektivisht përpara fillimit të sezonit turistik, liqeni do të jetë në nivelin e lejuar. Përndryshe, vlerësimet fillestare të dëmeve nga të dy stuhitë në mars dhe prill janë rreth gjysmë milioni euro.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button