Hoxha: Ne ia prishëm filmin edhe Zaevit e Ahmetit, Grubi së shpejti shkon në shpi

Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Besa, tash në opozitë, Arjanit Hoxha në ClickPlus në TV21 ka hedhur kritika për raportin e partive qeverisëse kundrejt partisë nga ku vjen ai.

Hoxha shtoi , se lideri i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi vetë në ClickPlus tregoi se cili është skenari i Qeverisë kundrejt Besës.

“Mua më vjen mirë që ne ia prishëm filmin partnerëve të koalicionit Ahmetit dhe Zaevit”, tha Hoxha.StrugaLajm

Ai ka dërguar kritika ndaj ish bashkëqeverisësit, Artan Grubi, zëvendëskryeministrit të parë nga radhët e BDI-së.StrugaLajm

Teksa ka dëgjuar deklaratën e vetë të thënë gjatë fushatës, Hoxha tha se është çështje kohe kur Grubi do të shkojë të shpija, duke aluduar në daljen nga qeveria të BDI-së.

“Artan Grubi është çështje kohësh kur do të shkojë te shpija”, tha Hoxha.

In : Aktuale

Loading...
loading...