Ilaçet nëpër barnatore mund t’i merrni vetëm me letërnjoftime ose pasaportë!
Nga një shtatori do të hyjë në fuqi heqja e kuotave për ilaçet, që do të thotë se për qytetarët nuk do të ketë më mungesë të barërave që shkojnë me recetë. Ilaçet që janë në listë pozitive do të jenë në dispozicion të pacientëve gjatë tërë kohës dhe shpenzimet do t’i mbulojë Fondi për sigurim shëndetësor. Por një risi është se përveç reçetës duhet edhe letërnjoftimi ose pasaporta për të marrë këto ilaçe në barnatore. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se janë mekanizma të reja për të parandaluar keqpërdorimet. Ai sqaroi se ilaçet mund të tërhiqen me letërnjoftim edhe nga të afërm të pacientëve, të cilët nuk kanë mundësi të shkojnë në barnatore për shkak të gjendjes shëndetësore. Fondi i Shëndetësisë ka dhënë sqarimin e tij se si do të jepen ilaçet me dokumente identifikimi, përveç reçetës. “Ilaçin me reçetë personi i siguruar mund ta marr vetëm nëse identifikohet me letërnjoftim apo pasaportë. Në rastet kur personi që i duhet ilaçi nuk është në gjendje të shkojë në barnatore, atë mund ta tërheq familjari i tij, por po ashtu me letërnjoftimin e tij, ose pasaportën”, njoftuan nga Fondi i Shëndetësisë. Nga ky fond bëjnë të ditur se me masën e re do të regjistrohen barërat në numrin e letërnjoftimit ose pasaportës.
Ndarja e posteve në eshalonin e dytë dhe të tretë ka ndikuar në acarimin e raporteve ndërmjet BDI-së dhe LR PDSH-së bëjn të ditur burime të portalit “tetova1” nga dy...
Policia e Shqipërisë në portin e Durrësit ka arrestuar një shtetas të Maqedonisë, pasi në automjetin që e drejtonte ishte zbuluar sasi e madhe e marihuanës. Në kumtesën e policisë...
Tetova radhitet si komuna e dytë, pas Kumanovës, nga e cila shpërnguljet e popullsisë janë rritur në shifra drastike. Vetëm vitin e kaluar numri i personave që janë zhvendosur nga...
Sheshi “Skënderbej” për gurët dhe pemët e sjella nga gjitha trojet shqiptare do të jetë padyshim qendra simbol e të gjithë shqiptarëve, por edhe vendi i veçantë për të gjithë...
Vitin e kaluar në Strugë janë lindur 699 foshnja,njofton Enti Shtetëror për Statistikë. Krahasuar me vitin 2015, kur ishin lindur 686 fëmijë, ka një rritje prej 13 foshnjave. Dominon gjinia...
Zv/ministra në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, si dhe sekretarë shtetëror në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Jashtme...
Kalimi me automjet apo në aeroport, i detyron bashkatdhetarët t’i nënshtrohen rregullave ligjore të Maqedonisë. Duhet t’i deklarojnë paratë nëse kanë më shumë se 10 mijë euro, si dhe të...