Ilaçet nëpër barnatore mund t’i merrni vetëm me letërnjoftime ose pasaportë!
Nga një shtatori do të hyjë në fuqi heqja e kuotave për ilaçet, që do të thotë se për qytetarët nuk do të ketë më mungesë të barërave që shkojnë me recetë. Ilaçet që janë në listë pozitive do të jenë në dispozicion të pacientëve gjatë tërë kohës dhe shpenzimet do t’i mbulojë Fondi për sigurim shëndetësor. Por një risi është se përveç reçetës duhet edhe letërnjoftimi ose pasaporta për të marrë këto ilaçe në barnatore. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se janë mekanizma të reja për të parandaluar keqpërdorimet. Ai sqaroi se ilaçet mund të tërhiqen me letërnjoftim edhe nga të afërm të pacientëve, të cilët nuk kanë mundësi të shkojnë në barnatore për shkak të gjendjes shëndetësore. Fondi i Shëndetësisë ka dhënë sqarimin e tij se si do të jepen ilaçet me dokumente identifikimi, përveç reçetës. “Ilaçin me reçetë personi i siguruar mund ta marr vetëm nëse identifikohet me letërnjoftim apo pasaportë. Në rastet kur personi që i duhet ilaçi nuk është në gjendje të shkojë në barnatore, atë mund ta tërheq familjari i tij, por po ashtu me letërnjoftimin e tij, ose pasaportën”, njoftuan nga Fondi i Shëndetësisë. Nga ky fond bëjnë të ditur se me masën e re do të regjistrohen barërat në numrin e letërnjoftimit ose pasaportës.
Lideri i BDI-së Ali Ahmeti pas dhunës në Kuvend dhe goditjes nga huliganët maqedonas ndaj Ziadin Selës u shpreh se ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me të deri sa...
Nxenesja e talentuar Era Zhuta do te perfaqesoj shkollen fillore "Zini Hani" Veleshte ne gara Republikane ne lenden e Kimise. Pas nje gare te forte Komunale Zhuta arriti te...
Lideri i VMRO-së, Nikolla Gruevski deklaroi se Ziadin Sela me deklaratat dhe retorikën e tij i ka nxitur tensionet, duke mohuar indetitetin maqedonas, përcjell agjencia e lajmeve INA. Në Tv...
Lideri i LSDM-së Zoran Zaev në emisionin “Top Tema”, flet për detajet e dhunës së djeshme në Parlament, njofton TetovaSot. Ai flet për të gjitha rreziqet që kanë parashikuar deputetët...
Analisti amerikan, Daniel Serwer thotë se Maqedonisë tashmë në një mënyrë është e izoluar dhe nuk mund të përparoj në asnjë drejtim përderisa presidenti Gjorgje Ivanov nuk e formimin e...
Zijadin Sela ishte në grupin e deputetëve që u rrahën keq sëbashku me Zoran Zaevin gjatë bastisjes së Kuvendit të Maqedonisë nga huliganët mbrëmjen e djeshme. Raportimet më të fundit...
Kreu i LSI-së, Ilir Meta sapo është zgjedhur Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë në raundin e 4 të votimit, me 87 vota pro dhe 2 kundër. I pari...