Ilaçet nëpër barnatore mund t’i merrni vetëm me letërnjoftime ose pasaportë!
Nga një shtatori do të hyjë në fuqi heqja e kuotave për ilaçet, që do të thotë se për qytetarët nuk do të ketë më mungesë të barërave që shkojnë me recetë. Ilaçet që janë në listë pozitive do të jenë në dispozicion të pacientëve gjatë tërë kohës dhe shpenzimet do t’i mbulojë Fondi për sigurim shëndetësor. Por një risi është se përveç reçetës duhet edhe letërnjoftimi ose pasaporta për të marrë këto ilaçe në barnatore. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se janë mekanizma të reja për të parandaluar keqpërdorimet. Ai sqaroi se ilaçet mund të tërhiqen me letërnjoftim edhe nga të afërm të pacientëve, të cilët nuk kanë mundësi të shkojnë në barnatore për shkak të gjendjes shëndetësore. Fondi i Shëndetësisë ka dhënë sqarimin e tij se si do të jepen ilaçet me dokumente identifikimi, përveç reçetës. “Ilaçin me reçetë personi i siguruar mund ta marr vetëm nëse identifikohet me letërnjoftim apo pasaportë. Në rastet kur personi që i duhet ilaçi nuk është në gjendje të shkojë në barnatore, atë mund ta tërheq familjari i tij, por po ashtu me letërnjoftimin e tij, ose pasaportën”, njoftuan nga Fondi i Shëndetësisë. Nga ky fond bëjnë të ditur se me masën e re do të regjistrohen barërat në numrin e letërnjoftimit ose pasaportës.
Agim Vinca Kohë më parë, në një intervistë për shtyp, pata thënë se kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare- Lëvizjes për Reforma (PDSH-LR), Zijadin Sela, është i vetmi politikan shqiptar në...
Jam i tronditur nga ndodhitë e mbrëmshme në Parlamentin e Maqedonisë që eskaluan në një dhunë ta pa parë deri sot ndaj përfaqësuesve të popullit dhe gazetarëve. Veprimi i shfrenuar...
Lëvizja Për Reforma – PDSH ka mbajtur një konferencë për shtyp ku ka sqaruar gjithçka që ka ndodhur ditën e mbrëmshme dhe për gjendjen shëndetësore të kryetarit të kësaj partie,...
RA KY HIMN, E U NJOHËM! Shkruan: Blerim Sejdiu Të vjen shumë keq kur sheh njerëz të cilët deri dje kanë menaxhuar me institucion shtetëror, të shprehin shqetësimin e tyre...
Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhi, sot në një konferencë për shtyp ka njoftuar dorëheqjen e tij nga posti, pas zhvillimeve të enjten në mbrëmje kur demonstrues të dhunshëm...