Ilaçet nëpër barnatore mund t’i merrni vetëm me letërnjoftime ose pasaportë!
Nga një shtatori do të hyjë në fuqi heqja e kuotave për ilaçet, që do të thotë se për qytetarët nuk do të ketë më mungesë të barërave që shkojnë me recetë. Ilaçet që janë në listë pozitive do të jenë në dispozicion të pacientëve gjatë tërë kohës dhe shpenzimet do t’i mbulojë Fondi për sigurim shëndetësor. Por një risi është se përveç reçetës duhet edhe letërnjoftimi ose pasaporta për të marrë këto ilaçe në barnatore. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se janë mekanizma të reja për të parandaluar keqpërdorimet. Ai sqaroi se ilaçet mund të tërhiqen me letërnjoftim edhe nga të afërm të pacientëve, të cilët nuk kanë mundësi të shkojnë në barnatore për shkak të gjendjes shëndetësore. Fondi i Shëndetësisë ka dhënë sqarimin e tij se si do të jepen ilaçet me dokumente identifikimi, përveç reçetës. “Ilaçin me reçetë personi i siguruar mund ta marr vetëm nëse identifikohet me letërnjoftim apo pasaportë. Në rastet kur personi që i duhet ilaçi nuk është në gjendje të shkojë në barnatore, atë mund ta tërheq familjari i tij, por po ashtu me letërnjoftimin e tij, ose pasaportën”, njoftuan nga Fondi i Shëndetësisë. Nga ky fond bëjnë të ditur se me masën e re do të regjistrohen barërat në numrin e letërnjoftimit ose pasaportës.
Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Suedi reagon rëndë ndaj lëndimit jonjerëzor që i është bërë, Deputetit, ish Kryetarit të komunës së Strugës Dr. Zijadin Sela, si dhe shpreh përkrahjen e...
Deputetët Artan Grubi dhe Muhamed Zeqiri mbrëmë në emisionin Klik Plus thanë se dhuna që u shkaktua në kuvend më 27 prill, ishte si rezultat i asaj se kishte dy...
REAGIM I SHOQATËS SË SHKRIMTARËVE DHE ARTISTËVE SHQIPTARË ”PAPA KLEMENTI XI ALBANI”, SUEDI, NDAJ NGJARJEVE NË MAQEDONI DHE LËNDIMIT TÊ RËNDË TË DR. ZIJADIN SELËS Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve...
Puntorie Muça-Ziba Veleshtë, 28 prill 2017 Afri gjaku (Legjendës së demokracisë Zijadin Selës) Aromē jete më erdhi andej nga dejtë e nënēs kur i miri i Drinit një natë pranvere...
Skënder Skënderi Kjo dilemë e kamotshme po dëshmohet me veprimet e kësaj lëvizje politike të cilën nuk ja dimë udhëheqësin e vërtet, babaxhanin. Kjo strukturë politike e përbërë nga disa...
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë thirrje që të luftohet fashizmi në tërë Ballkanin e të mos viktimizohemi. Në profilin e tij në facebook, Ahmeti thotë se nuk duhet...