Ilaçet nëpër barnatore mund t’i merrni vetëm me letërnjoftime ose pasaportë!
Nga një shtatori do të hyjë në fuqi heqja e kuotave për ilaçet, që do të thotë se për qytetarët nuk do të ketë më mungesë të barërave që shkojnë me recetë. Ilaçet që janë në listë pozitive do të jenë në dispozicion të pacientëve gjatë tërë kohës dhe shpenzimet do t’i mbulojë Fondi për sigurim shëndetësor. Por një risi është se përveç reçetës duhet edhe letërnjoftimi ose pasaporta për të marrë këto ilaçe në barnatore. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se janë mekanizma të reja për të parandaluar keqpërdorimet. Ai sqaroi se ilaçet mund të tërhiqen me letërnjoftim edhe nga të afërm të pacientëve, të cilët nuk kanë mundësi të shkojnë në barnatore për shkak të gjendjes shëndetësore. Fondi i Shëndetësisë ka dhënë sqarimin e tij se si do të jepen ilaçet me dokumente identifikimi, përveç reçetës. “Ilaçin me reçetë personi i siguruar mund ta marr vetëm nëse identifikohet me letërnjoftim apo pasaportë. Në rastet kur personi që i duhet ilaçi nuk është në gjendje të shkojë në barnatore, atë mund ta tërheq familjari i tij, por po ashtu me letërnjoftimin e tij, ose pasaportën”, njoftuan nga Fondi i Shëndetësisë. Nga ky fond bëjnë të ditur se me masën e re do të regjistrohen barërat në numrin e letërnjoftimit ose pasaportës.
Kreu i LR-PDSH-së, Ziadin Sela vazhdon të kurohet në spital, por edhe pse gjendja e tij është e qëndrueshme, mjekët kanë urdhëruar ndalimin e të gjitha vizitave nga jashtë. “Kryetari...
Policia ka arrestuar katër persona nga gjithsej 15 që i kërkon Prokuroria Publike lidhur me dhunën në Kuvend, mëson Alsat-M nga burime jozyrtare. Njëri nga katër personat, sipas burimeve të...
Një numër i madh i deputetëve të koalicionit të LSDM kanë vizituar në spital, deputetin e LR-PDSH, Ziadin Sela, i cili mori lëndime të rënda natën e së enjtes në...
LR-PDSH-ja konstaton se sot data shënon 30 prill dhe ende asnjë terrorist i përfshirë në sulmet e 27 prillit në parlamentin Maqedonisë: NUK ËSHTË ENDE NE PARABURGIM! U mbajtën peng...
Robert Bosch, ish-ambasadori i Holandës në Kosovë ka reaguar ndaj deklratave të Ivica Daçiqit i cili kishte akuzuar në njëfarë mënyre shqitparët për incidentet në Maqedoni. Bosch i njohur për...
Reagim i përbashkët i Shoqatave shqiptare në Austri! drejtuar: 1.Opinionit publik në Maqedoni. 2.Subjekteve politike Sqiptare në Maqedoni. 3.OSBE_së. Në takimin e përbashkët kosultativ të shoqatave dhe subjekteve shqiptare në...
Sihariqi i Artan Grubit dhe i Zeqirit të LSDM-së, se qënkan gati 3000 policë ,,shqiptarë" të mbrojnë Ziadinin, Aliun dhe Zaevin, është pjesë e lojërave të shërbimeve antishqiptare për...